AKTUALITET, 18 Gusht 2025, 12:54

E rëndë në aksin Shkodër-Bushat/ Aksidenti tragjik: Kamioni përplaset me makinën, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

E rëndë në aksin Shkodër-Bushat/ Aksidenti tragjik: Kamioni

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Shkodër-Bushat. Një kamion është përplasur me një makinë në kryqëzimin e Kryebushatit dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.

Ndërkohë, mësohet se dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Një autoambulancë ka bërë transportimin e të plagosurve drejt spitalit të Shkodrës.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë të cilat nisën hetimet për shkaqet e këtij aksidenti rrugor.

Raportohet se viktima, identiteti i të cilit nuk dihet ende, nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të rënda që kishte marrë.

Dy të plagosurit e tjerë po marrin mjekim në spitalin e Shkodrës dhe po ashtu ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se një kamion është përplasur me një makinë në kryqëzimin e Kryebushatit paraditen e sotme (18 Gusht).

Nga aksidenti mbetën të plagosur rëndë 3 persona, të cilët u dërguar drejt spitalit të Shkodrës, por njëri prej tyre s’mund të mbijetojë.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti rrugor.