TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banorët e "5 Majit", Laprakës dhe Paskuqanit kanë mbajtur këtë të shtunë protestën e radhës kundër prishjes së banesave të tyre. Një pjesë e tyre kanë vendosur të bëjnë një marshim me pankarta në duar ndërsa të tjerë janë ulur në asfalt duke bllokuar qarkullimin e makinave, për të kërkuar shpronësim të pronave të tyre me çmimin e tregut.
Protesta ka përshkallëzuar në disa momente deri në përplasje fizike me forcat e policisë, që janë të shumtë në numër. Banorët u shprehën se kishin dorëzuar njoftimin për protestën që do vazhdonte në orën 17:00 por sërish nuk po lejoheshin të protestonin në mënyrë paqësore. Gjatë përplasjes, janë rrëzuar në tokë disa gra të moshuara, të cilat kishin dalë të protestonin.
Pavarësisht incidenteve, protestuesit janë shprehur të vendosur të mbrojnë banesat e tyre nga prishja e IMT-së teksa kanë paralajmëruar grevë urie dhe përshkallëzim të protestës nëse nuk i plotësohen kërkesat.
Në protestë është vënë re një prani më e ulët e banorëve dhe sa i përket kësaj banorët thanë se shumë prej tyre ishin kërcënuar se do të pushoheshin nga puna nëse do merrnin pjesë në protestë.