TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në konferencën rajonale që po mbahet në Tiranë për transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe integrimin europian, Kryeministri Edi Rama deklaroi se tema e pronave është shumë e rëndësishme dhe përkon me një moment kyç për Shqipërinë, fundin e fazës së parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe nisjen e një etape të re që, sipas tij, do të përcaktojë ritmin e procesit të integrimit.
"Tema e pronave është shumë e rëndësishme dhe përkon me një moment të rëndësishëm që ka të bëjë me fundin e fazës së parë të negociatave me BE, dhe fillimin e fazës së re, një element përcaktues sa i përket ritmit të procesit. Për vende si i yni, teknologjia e re na ka sjellë bekim të vërtetë, se na ka lejuyar të bëjmë hapa të pamundur dhe ta shohim të ardhmen me një frymë tjetër. Na lejon të përfitojmë nga të gjitha avantazhet e kalimit nga një epokë e progresit linear tek progresi eksponencial" tha Rama!
Tirana mirëpret sot konferencën rajonale që bashkoi vendet e Ballkanit Perëndimor rreth transformimit digjital, sigurisë juridike të pronës dhe integrimit europian. Në konferencë po marin pjesë edhe përfaqësues të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian.
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, tha në fjalën e saj se Shqipëria po kalon një transformim mbresëlënës. “Në vitin 2025, investimet e huaja direkte arritën në 1.6 miliard euro, më shumë se 1/3 e tyre u investua në pasuri të paluajtshme. 71% e blerësve janë nga vendet anëtare të BE, një reflektim i besimit në stabilitetin e Shqipërisë dhe të ardhmen e vet europiane. Kadastra po kalon një fazë përmirësimi dhe dixhitalizimi dhe Kadastra dixhitale është mënyra normale se si funksionon institucioni ynë.”, deklaroi ajo.