AKTUALITET, 26 Maj 2026, 09:39

Aksioni i SPAK dhe Antimafias italiane/ ‘Koka’ e grupit i arrestuar në 2025 për vrasje në Itali! Trupi i 26-vjeçarit u gjet pas 4 ditësh gjysmë i djegur

Aksioni i SPAK dhe Antimafias italiane/ ‘Koka’ e grupit i arrestuar

Igli Kamberi dyshohet si kreu i grupit kriminal me veprimtari në fushën e pastrimit të parave. Atij i është komunikuar në Itali masa e sigurisë ‘arrest me burg’, teksa është i arrestuar ndër të tjera pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e parukierit 26-vjeçar nga Barletta Francesco Diviesti, i cili u zhduk më 25 prill 2025 dhe u gjet i vdekur katër ditë më vonë.

Trupi i tij gjysmë i djegur, me plagë nga arma e zjarrit, u gjet në një rrënojë në fshat midis Canosa di Puglia dhe Minervino Murge, në zonën veriore të Barlettës. Kamberi u arrestua në Roske të Hungarisë teksa ishte nisur me autobus drejt Shqipërisë.

Ndër të tjera, Igli Kamberi dyshohet dhe për posedimin e 24 kilogramëve kokainë po në Barletta.

Aksioni i SPAK dhe Antimafias italiane/ ‘Koka’ e grupit i arrestuar