AKTUALITET, 26 Maj 2026, 09:17

Goditja/ Operacioni i SPAK për grupin që pastronte para. U lëshuan 14 masa sigurie, lidhjet me vrasjen e parukierit në Itali! Bashkë me gruan...!

Goditja/ Operacioni i SPAK për grupin që pastronte para. U

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) nisi në orët e para të mëngjesit një operacion në bashkëpunim me Antimafien e Barit për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për pastrim të parave. Në total janë lëshuar 14 masa sigurie, nga të cilat 10 'arrest me burg', 6 të ekzekutura në Itali dhe 4 në Shqpëri, 1 'arrest shtëpie' dhe 3 'detyrim paraqitje'. 

Në pranga ka rënë Ergys Kastrati alias Bishja, i cili prej 2 vitesh është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, gruaja e tij dhe 2 shoferë që trnasportonin para. Bishja u arrestua në një vilë pranë TEG-ut. 

Në Itali masa e sigurisë i është komunikuar kreut të grupit kriminal Igli Kamberi, i arrestuar në korrik 2025 në Hungari i dyshuar ndër të tjera edhe për vrasjen e një 26-vjeçari në Berletta të Italisë në vitin 2025.

Ishin hetimet për këtë vrasje që çuan në zbulimin e këtij rrjeti kriminal dhe aktivitetit të apstrimit të parave, të cilat nga Italia i sillnin në Shqipëri me mjete të ndryshme transporti. Mbi 680 mijë euro të sekuestruara në pikën kufitare të Muriqanit ndërsa po tentohej të futeshin në Shqipëri me një automjet, dyshohet se i përkasin pikërisht grupit të Kamberit. 

Operacioni ka në fokus persona të dyshuar për përfshirje si në vrasjen e të riut italian Francesco Diviesti, ashtu edhe në një rrjet të dyshuar të pastrimit të parave mes Italisë dhe Shqipërisë.

Sipas mediave italiane, një nga të dyshuarit është vendosur në arrest shtëpie, tre të tjerë janë lënë nën detyrim paraqitjeje, ndërsa pjesa tjetër është dërguar në burg.

Hetimet po përqendrohen në një organizatë kriminale që dyshohet se vepronte në mënyrë të qëndrueshme mes dy brigjeve të Adriatikut, me bazë në Tiranë dhe aktivitet kryesor transferimin e paligjshëm të shumave të mëdha të parave nga Italia drejt Shqipërisë.

Sipas hetuesve, sistemi i dyshuar i pastrimit të parave lidhet edhe me hetimet për vrasjen e Diviestit, e ndodhur më 25 prill 2025.

26-vjeçari, i cili punonte si berber në Barletta së bashku me të atin, ishte zhdukur mbrëmjen e 25 prillit pasi kishte dalë nga shtëpia rreth orës 20:30.

Autoritetet e Antimafies së Barit dhe kreu i SPAK Klodian Braho do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët nga Bari lidhur me këtë operacion.