TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në kuadër të hetimeve për helmimin e 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një shkresë të dytë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), duke kërkuar informacion të detajuar mbi arsyet e vendimit për zhbllokimin e aktivitetit të subjektit “Sori-al”, pasi më herët ishte marrë masa e bllokimit të tij.
Organi i akuzës kërkon të sqarojë procedurat dhe motivet që çuan në heqjen e bllokimit administrativ.
Prokuroria ka sekuestruar edhe kartelat e 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, të cilat më pas i janë deleguar për ekspertim Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), për verifikime të mëtejshme.
Zhbllokimi i aktivitetit
Sipas AKU-së, janë marrë mostra për higjienën ambientale dhe pajisjet e punës në kuzhinën e Akademisë së Sigurisë, si dhe në kuzhinën e Garnizonit të Forcave të Armatosura në Tiranë.
Analizat janë kryer në laboratorin e Referencës ISUV dhe rezultatet kanë dalë brenda normave të lejuara për treguesit e higjienës.
Pas këtyre rezultateve, AKU zhvilloi inspektime në ambientet e Akademisë së Sigurisë dhe në Garnizonin e Forcave të Armatosura.
Në përfundim të procedurës, AKU vendosi zhbllokimin e aktivitetit të subjektit “SORI-AL”. Gjithashtu, subjektit i është kërkuar të kryejë analiza autokontrolli për produktet e gatshme në ambientet e Garnizonit të Forcave të Armatosura, në zbatim të legjislacionit në fuqi.