TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, gjatë një konference të përbashkët me autoritetet e Antimafias Italiane, deklaroi se operacioni i zhvilluar mes Shqipërisë dhe Italisë është rezultat i një hetimi të gjatë, të përbashkët dhe të koordinuar mes institucioneve ligjzbatuese të dy vendeve.
Braho deklaroi se gjatë hetimeve janë sekuestruar rreth 1 milion euro cash, ndërsa me kërkesë të Prokurorisë, GJKKO ka vendosur sekuestrimin e pasurive të tjera, përfshirë shoqëri tregtare, automjete dhe llogari bankare.
“Janë caktuar 15 masa sigurimi personale, 10 nga GJKKO në Tiranë. Është një element i këtij rasti jo vetëm goditja e aktivitetit të trafikut të drogës, por edhe goditja e aktivitetet që ka rrjedhur nga kjo veprimtari.
Gjatë hetimeve janë sekuestruar 1 mln euro para në gjendje cash, nga GJKKO në Tiranë pas kërkesës së Prokurorisë janë sekuestruar pasuri të tjera, shoqëri, automjete dhe llogari bankare”, tha nder te tjera Braho.
Klodian Braho: Ky operacion është rezultat ti një hetimi të përbashkët e të gjatë e të koordinuar. Janë caktuar në dy autoritetet e dy vendeve 15 masa sigurim personale, 10 janë caktuar nga SPAK. Është një element i rëndësishëm i këtij, jo vetëm goditja e krimit të organizuar por dhe goditja e produkte dhe pasurive që kanë rrjedhur nga aktiviteti i trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë hetimeve janë sekuestruar në total rreth 10 mln euro cash, nga GJKKO janë sekuestruar pasuri të tjerë, shoqëri, automjete e llogari bankare.
Ajo që dua të theksoj është se kjo skuadër nuk vjen si pasojë e një terreni bosh, por vazhdimësi e disa skuadrave të mëparshme. Përmed operacinet "Shpirti", "Kulmi", "Ura" ku janë dënuar 170 persona, 145 prej të cilëve me dënime të rënda mbi 12 vjet.
Bashkëpunimi i sotëm është më i miri që ne në Shqipëri kemi pasur. Skuadrat e përbashkëta mund të funksionojnë. Kur ekziston vullneti dhe angazhimi, rezultatet hetimore janë të arritshme. Në emër të SPAK shpreh vlerësim për autoritetet gjyqësore italiane, në veçanti Prokuroria e Barit, Antimafian, Eurojust dhe hetuesit që kanë kontribuuar. Vlerësoj Policinë e Shtetit në Shqipëri që ka ekzekutuar urdhtat e arrestit. SPAK mbetet i gatshëm për bashkëpunim edhe në procedime të tjera.