TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banesa në katin e dytë të një pallati është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Yzberishtit në Tiranë dhe për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.
Siç shihet në foton e mësipërme zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por ndërhyrja ka qenë e vështirë për shkak edhe të pranisë së madhe të mjeteve të tjera.
Nuk dihen ende rrethanat si ka rënë zjarri, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.