TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeprokurori, Adriatik Lalla, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar.
Mësohet se arrestimi i Llallës është kryer në kryeqytetin e Italisë, Romë, në datën 10 dhjetor.
GJKKO e ka dënuar Llallën me dy vite burg dhe pesë vite përjashtim nga mbajtja e posteve dhe funksioneve publike, për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.
Atij gjithashtu i janë konfiskuar disa pasuri.
SPAK kishte kërkuar ekstradimin e Llallës nga Roma drejt Tiranës.
Ish kryeprokurori rezulton te jetë larguar nga Shqipëria sipas sistemit TIMS, në 9 shtator.