TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktivistja Evi Kokalari, një nga njerëzit më pranë Sali Berishës, ka sulmuar Lulzim Bashën përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ajo thotë se kryetarit të shkarkuar të PD-së i kanë mbetur vetëm çelësat e kashtës, dhe për shkak të gjumit ai nuk e di se çfarë vendimi është marrë në Kuvendin e të shtunës.
Ajo ironizon më tej Bashën, duke thënë shprehjen e tij se tani fillon lufta e vërtetë e opozitës.
“Lulzim Bashes i kanë ngelur vetëm çelësat e kashtës.
Nejse, ai është akoma në kinema se e zuri gjumi dhe se di çfarë ndodhi në Kuvend. Gjithsesi, sot fillon lufta e vërtet e opozitës!!”, shkruan Kokalari në postimin e saj në rrjetet sociale.
Gjatë kësaj jave priten zhvillime të rëndësishme në PD-në që është ndarë tashmë në dy pjesë, nga njëra anë Lulzim Basha përgatitet për të mbajtur Kuvend të shtunën, dhe nga ana tjetër Berisha do të mbajë referendum, ku anëtarët e kësaj force politike në të gjithë vendin do të shprehen pro apo kundër shkarkimit të Lulzim Bashën, vendim i cili u mor në Kuvendin e 11 Dhjetorit.