AKTUALITET, 7 Shkurt 2022, 13:34

“Tepër të rrezikshëm”, kush janë shqiptarët e arratisur nga qelia në Greqi, zbulohet skema që përdorën

“Tepër të rrezikshëm”, kush janë shqiptarët

Katër shqiptarë dhe një pakistanez kanë mundur të arratisen nga një qeli në Greqi.

Raportohet se ata kanë qenë duke u transferuar në një burg tjetër por kanë përfituar nga rasti dhe ia kanë mbathur.

Të arrestuarit kishin mbërritur në Chania pas transferimit të tyre, me traget nga Pireu, mëngjesin e së shtunës, 5 shkurt.

Katër shqiptarët dhe një pakistanez dyshohet se kanë hyrë në tualetin e qendrës së paraburgimit dhe pasi kanë prerë hekurat nga dritarja me një objekt të mprehtë, janë hedhur një nga një dhe kanë dalë në garazhin e nëndheshëm të Komisariatit të Policisë.

Mungesa e të pestëve është vënë re nga punonjësi i policisë së turnit të mëngjesit në numërimin standard.

Deri mëtani policia ka mundur të sekuestrojë vetëm furgonin me të cilin dyshohet se u larguan 5 të arratisurit.

Por kush janë 5 të arratisurit?

– Më i rrezikshmi është 35-vjeçari pakistanez i dënuar për vrasje seriale

– 43-vjeçari shqiptar i dënuar për organizatë kriminale, grabitje, grabitje vdekjeprurëse, vjedhje, armëmbajtje dhe përdorim,

– një shqiptar 32-vjeçar i dënuar për grabitje. ,

– një grabitës shqiptar 29 vjeçar

– si dhe një grabitës tjetër gjithashtu i dënuar për trafik droge