AKTUALITET, 14 Tetor 2024, 14:10

Tentoi t’i japë fund jetës duke konsumuar solucion pastrues, 21-vjeçari në Durrës përfundon në spital

Tentoi t’i japë fund jetës duke konsumuar solucion pastrues,

Një i ri në Durrës ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë solucion pastrues.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.H., banues në fshatin Sallmone.

“Më datë 14.10.2024, rreth orës 00:40, në spitalin rajonal të Durrësit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi F. H., 21 vjeç, banues në fshatin Sallmone, i cili dyshohet se ka konsumuar në banesë, solucion pastrues. 21-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.”, sqaron policia.