AKTUALITET, 14 Tetor 2024, 13:41

Emrat/ Dhunimi për vdekje i Egli Progës nga Denis Meçe, Gjykata lë në burg 3 personat: Tentuan të pengonin zbardhjen e ngjarjes

Emrat/ Dhunimi për vdekje i Egli Progës nga Denis Meçe, Gjykata

Pas rikthimit të qeli, Gjykata u ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ 3 personave pranishëm në vendin e krimit ku i riu Denis Meçe dyshohet se dhunoi për vdekje 42-vjeçarin Egli Progën, ngjarje e ndodhur 10 Gusht në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit.

Tre të akuzuarit për moskallëzim krimi Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe ishin liruar nga kjo gjykatë, por disa muaj pas ngjarjes, e ka ndryshuar masën ndaj tyre nga “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”, në “Arrest në burg”, për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”.

Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe raportohet se kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Ndryshon masa e sigurisë nga detyrim paraqitje në arrest me burg për shtetasit Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe dhe Arjan Manellari.

Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 14.10.2024 ora 12:30 seanca me objekt: “Marrja në pyetje e personit të arrestuar”, ndaj shtetasve Voltan Shkulaku, Arjan Manellari, Leonidha Guçe të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301 dhe 25 i Kodit Penal, ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të caktuar ndaj këtyre shtetasve.

Këta shtetas sipas policisë kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur vrasja e 42-vjeçarit në Pogradec Egli Progës dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Egli Proga babai i dy fëmijëve mbeti i vrarë pasditen e 10 gushtit në lagjen nr. 2 të qytetit të Pogradecit nga shtetasi Denis Meçe.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 19:00 por sipas dëshmive e gjithashtu videos që redaksia jonë korrespondon Egli Progra rreth orës 18:30 ka mbyllur lokalin ku punonte, ka kaluar para një dyqani me fruta perime dhe më pas është futur në një lokal shumë afër me lokalin e tij aty ku ka nisur edhe sherri me Denis Meçen autorin e kësaj ngjarje të rëndë.

Kujtojmë se Prokuroria e Korçës ka arritur në përfundimin se ka pasur ndërhyrje në kamerat e brendshme të lokalit, pas më shumë se dy muajsh hetime për vdekjen e Egli Progës, për të cilën mbeten mister rrethanat se si ndodhi ngjarja.

42-vjeçari u dërgua pa shenja jete në spital, ndërsa nga ana e familjarëve të viktimës ka pasur akuza për tentativë të fshehjes së ngjarjes.

Gjithashtu në lidhje me vrasjen e Egli Progës, pati një përplasje publike të pazakontë mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, pasi kjo e fundit ndryshoi akuzën ndaj autorit të dyshuar Denis Meçe në “vrasje nga pakujdesia”.

Në reagimin e parë të dhënë për mediat, 4 ditë pas vrasjes, Prokuroria zbardhi dinamikën e ngjarjes, që nga momenti kur është marrë njoftimi për një person të gjetur pa ndjenja në rrugë deri tek regjistrimi i procedimit penal nga vrasje me dashje në vrasje nga pakujdesia’. çfarë solli përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës.

Sipas prokurorisë ndryshimi i masës erdhi në një kohë kur është konkluduar se ka pasur ndërhyrje ne kamerën e brendshme te lokalit në të cilën vijon puna për te rikthyer pamjet e filmuara ku se fundmi sipas burimeve paraprake vijon puna ne laborator për te rikthyer filmimet e plota te kamerës se sigurisë te cilat kane filmuar momentin e ngjarjes.

Emrat/ Dhunimi për vdekje i Egli Progës nga Denis Meçe, Gjykata

Emrat/ Dhunimi për vdekje i Egli Progës nga Denis Meçe, Gjykata