AKTUALITET, 14 Tetor 2024, 12:25

VIDEO/ Rama, bisedë me Von der Leyen, Kurtin e Orban: Dalin pamjet nga Samiti i Berlinit, kryeministri publikon foton familjare

VIDEO/ Rama, bisedë me Von der Leyen, Kurtin e Orban: Dalin pamjet nga

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga përfundimi i Samitit të Berlinit, ku është bërë edhe fotoja familjare.

Në pamje duket që në një moment, kryeministri Rama tërheq kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban në një bisedë të shkurtër me Albin Kurtin.

Të tre kryeministrat shkëputen nga liderët e tjerë dhe zhvillojnë një bisedë të shkurtër me njëri-tjetrin.

Me pare kishte pershkuar gjithe gjatesine e shkalleve me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, me te cilen kishte nje bisede shume aktive.

Synimi i samiteve që mbahen në kuadër të Procesit të Berlinit, të cilat mbahen çdo vit, është që gradualisht ta afrojnë Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut më pranë BE-së.

Nga gjashtë shtetet e rajonit, vetëm Kosova nuk është kandidate zyrtare për anëtarësim në BE.