AKTUALITET, 14 Tetor 2024, 11:49

Gati procesi/ Drejtues të rinj për policinë në qarqe: Të mërkurën miratohet ligji për hapjen e garës, detaje nga procesi

Gati procesi/ Drejtues të rinj për policinë në qarqe:

Të mërkurën do të miratohet rregullorja në zbatim të ligjit të ri për policinë për hapjen e garës për drejtuesit e rinj të qarqeve.

Ministri Hoxha do t’i dërgojë rregulloren Këshillit të Ministrave për miratim. Miratimi hap garën duke përcaktuar rregullat e konkurrimit. Kryesore është gara për 12 drejtoret e rinj vendore.

Në drejtorinë e Përgjithshme do të ngrihet një komision vlerësimi. Kandidatët do të dërgojnë aplikimet në drejtorinë e përgjithshme. Drejtorët e qarqeve do të kenë mandat 3-vjeçar.