AKTUALITET, 14 Tetor 2024, 11:23

Dyshimet e para/ Vdiq në ambientet e QSUT-së, 12-vjeçari kishte shenja rreth qafës

Dyshimet e para/ Vdiq në ambientet e QSUT-së, 12-vjeçari kishte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel (13 Tetor) në Tiranë, ku një 12-vjeçar humbi jetën në spital, vetëm pak pasi familjarët e tij e kishin dërguar në gjendje të rëndë për mjekim në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Policia e kryeqytetit njoftoi më herët se rreth orës 18:15 i shoqëruar nga familjarët e tij u paraqit në spital për ndihmë mjekësore, i mituri 12 vjeç me inincialet O.L, banues në Gurrë Petrelë, i cili pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se dyshohet se bëhet fjalë për një vetëvrasje. Mësohet se i mituri ka pasur edhe shenja rreth qafës, mirëpo deri më tani asgjë nuk është e konfirmuar dhe pritet një ekzaminim më i saktë pas ekspertizës mjeko-ligjore.

Mjekët thanë se fëmija ishte dërguar pa shenja jete. Sakaq mësohet se policia do të marrë në pyetje dhe familjarët e 12-vjeçarit, të cilët kanë qenë ata që e kanë gjetur të miturin të shtrirë në dhomë.