AKTUALITET, 14 Tetor 2024, 12:17

Balliu për median greke: Ndalimi pa prova i Sali Berishës, dëshmi e kapjes së sistemit të drejtësisë

Balliu për median greke: Ndalimi pa prova i Sali Berishës, dëshmi

Shefi organizativ i PD dhe koordinatori për Tiranën i kësaj partie, Klevis Balliu, ka dhënë një intervistë për median greke, në të cilën ka theksuar me fakte të pakundërshtueshme situatën e rëndë politike,ekonomike dhe sociale në të cilën ndodhet vëndi.

Ai theksoi se kjo situatë sot është dramatike për shkak të arsyeve madhore si: korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes, bashkpunimi i provuar i kësaj qeverie dhe eksponentëve të saj me krimin e organizuar,gjë që ka sjellë pasoja të rënda shkatërruese të proceseve zgjedhore.

Këto nuk janë akuza të cilat thjeshtë i artikulon opozita shqiptare. Dokumente të rëndësishme të Departamentit të Shtetit dhe te BE e kan vënë theksin në mënyrë të qartë tek korrupsioni i shtrirë në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Balliu theksoi se një provë e qartë e kësaj të fundit,është fakti që shqipëtarët paguajnë 80.000 euro në ditë për një incenerator që nuk egziston. Aktorët kryesorë të kësaj afere ështe kryebashkiaku Erion Veliaj dhe sigurisht kryeministri Rama.

Balliu theksoi se ka një arsye mbi të gjitha arsyet,që krimi i organizuar dhe korrupsioni gëlojnë në Shqipëri me një fuqi që nuk ështe parë në asnjë qeveri tjetër. Kjo ështe drejtësia e kapur nga Edi  Rama dhe funksionon tërësisht si nje kamzhik i tij,kryesisht kundër opozites. 

Provë e qartë e kësaj kapjeje është procesi i ndalimit te Sali Berishes.Lideri i opozites ndalohet pa akuze,pa prova.Kjo ka një arsye,sepse Sali Berisha, është kërcenimi më i madh i makinës korruptive te qeverisë së Ramës.

Balliu theksoi se prova për këtë është vetë thirrja që Rama,në Maj të vitit 2022,në mënyrë të drejtpërsëdrejtë SPAK të hetojë liderin e opozites. Dhe SPAK  veproi menjëherë.

Në këtë kontekst është arrestuar dhe Fredi Bejleri,i cili u dënua me burg vetëm sepse fitoi bashkine e Himarës,u dënua me burg nënkryetari i grupit parlamentar i PD Ervin Salianji.

Por kur vjen puna për të mbrojtur eksponentë të korruptuar të qeverisë ,si rasti i ish-ministres Xhaçka, flaken tej vendinet e Gjykatës Kushtetuese.

Klevis Balliu, gjithashtu  vuri theksin në faktin se,tashmë te gjitha këto akuza të provuara ndaj qeverisë së Ramës,ku mbi të gjitha është provuar dhe fakti që Rama,në mes të Europës ndërtoi një narkoshtet,janë artikuluar tashmë nga e gjithë media prestigjoze europiane dhe amerikane.

Korrupsioni,varfëria,shkatërrimi i votës,i zgjedhjeve,goditja dhe arrestimi i opozites,i ngriti shqipëtarët ne 7 tetor ne një demonstrim ku i tregoi qeverisë së korruptuar dhe krerëve të narkoshtetit se ata kurrë nuk do të pajtohen me këtë të fundit dhe zhdukjen e pluralizmit.

Balliu për median greke: Ndalimi pa prova i Sali Berishës, dëshmi