AKTUALITET, 14 Tetor 2024, 11:31

FOTO-LAJM/ Nisin punimet në samitin e Berlinit, Rama krah Scholz dhe Von der Leyen

FOTO-LAJM/ Nisin punimet në samitin e Berlinit, Rama krah Scholz dhe Von

Ka nisur punimet Samiti i Berlinit ku marrin pjesë përfaqësues të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve partnere.

Në foton e parë të dalë nga samiti, shihet kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kreu i Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Synimi i samiteve që mbahen në kuadër të Procesit të Berlinit, të cilat mbahen çdo vit, është që gradualisht ta afrojnë Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut më pranë BE-së.

Nga gjashtë shtetet e rajonit, vetëm Kosova nuk është kandidate zyrtare për anëtarësim në BE.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)