TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia rrugore e kryeqytetit ka vënë në pranga një 42-vjeçar i cili tentoi që të korruptonte punonjësin e policisë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Ky rast e çon në 70 numrin e shtetasve të arrestuar të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë.
"Gjatë kontrolleve parandaluese për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë konstatuar shtetasin M. G., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Ky shtetas me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre shuma parash.
Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të Policisë.
Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112", njofton policia.