AKTUALITET, 10 Gusht 2024, 09:53

Avioni që u rrëzua në Brazil ka qenë në flotën e ish-kompanisë shqiptare Belle Air

Avioni që u rrëzua në Brazil ka qenë në flotën e

Avioni i tipit ATR72-500 që u rrëzua mbrëmjen e djeshme pranë Sao Paolos në Brazil duke shkaktuar 62 të vdekur, ka qenë në flotën e ish-kompanisë shqiptare “Belle Air”!

Gazetari Emirjon Senja shkruan se nga verifikimi i historisë se pronësisë së avionit rezulton se është marrë nën përdorim nga Belle Air në  qershor të vitit 2010 dhe disa muaj më pas i është kaluar nën përdorim kompanisë Belle Air Europe për t’u rimarrë në përdorim në korrik 2012 deri në fillim 2014.

"Avioni i tipit #ATR72-500 qe ra prane Sao Paolos ne Brazil duke shkaktuar 62 te vdekur, ka qene ne floten e ish-kompanise shqiptare Belle Air!

Nga verifikimi i historise se leasingut te avionit rezulton se eshte marre nen perdorim nga Belle Air ne qershor 2010 dhe disa muaj me pas i eshte kaluar nen perdorim kompanise Belle Air Europe per tu rimarre ne perdorim ne korrik 2012 deri ne fund 2013, fillim 2014.

Deri ne vitin 2022 avioni eshte perdorur nga Pelita Air ne Indonezi dhe me pas u perdor nga kompania braziliane #voepass deri ne tragjedine e djeshme.

Avioni kishte nje konfigurim per 68 pasagjere dhe perdoret per fluturime rajonale", shkruan ai.