TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, gjatë një lidhje direkte në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për pretendimet e PD për rinumërim në Tiranë për votat e pavlefshme. Shehaj nuk u shpreh kundër, madje tha se nëse ndodh rinumërimi diferenca e votave do të thellohet. Por ai tha se PD në vend që të merret me farsën zgjedhore, do që të gjejë mënyrën si të tjetërsojë vullnetin e votuesve duke i marrë mandatin partisë Mundësia.
“Kjo është një tentativë për të rrëmbyer mandatin e partisë Mundësia. Gënjeshtra e parë, nuk janë 100 vota por mbi 1200 vota, që do t'i duheshin PD, për të na rrëmbyer mandatin dhe duhet të dalin nga rinumërimi. Kanë kërkuar rinumërim për votat e pavlefshme. Le ta bëjnë, ne kemi monitoruar të gjithë procesin, kemi parë edhe videot, po i kontrollojmë dhe diferenca e votave me procesverbalet është shumë e vogël. Pjesa më e madhe e shkeljeve janë vota të pavlefshme që i janë quajtur PD. Nëse ndodh rinumërimi diferenca e votave do të thellohet.
Të gjithë e dinë shumë mirë, që në mënyrë të ligjshme është e pamundur të marrin mandatin e partisë Mundësia.
Ajo që bën përshtypje, ndërkohë që flitet për farsën elektorale dhe kapjen, apo manipulimin e procesit zgjedhor, në vend të merren me atë, duan të gjejnë mënyrën si të tjetërsojnë vullnetin e votuesve duke i marrë mandatin partisë Mundësia”- tha Shehaj.