AKTUALITET, 26 Maj 2025, 16:32

Nëna dhe tre fëmijët i dhanë fund jetës duke u mbytur në lumin Buna, 4 vite burg bashkëshortit, Erdgys Arrazi

Nëna dhe tre fëmijët i dhanë fund jetës duke u mbytur

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 4 vite burg Erdgys Arrazin, i cili akuzohet se përmes dhunës fizike dhe psikologjike nxiti bashkëshorten e tij, Alma Arrazi dhe tre fëmijët ti jepnin fund jetës duke u mbytur në lumin Buna.

Gjyqtari i Shkodrës, Orgent Nazaj ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 6 vite burgim Arrazin, për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim është ulur me 2 vite, duke dënuar Arrazin përfundimisht me 4 vjet heqje lirie.

Ngjarja tragjike e një viti më parë tronditi mbarë opinionin.

Alma Arrazi dhe tre fëmijët e mitur u gjetën të mbytur në lumë, ndërsa fajtor dhe përgjegjës ishte vetëm një, kryefamiljari, Erdgys Arrazi.