AKTUALITET, 26 Maj 2025, 19:26

“Shoferët hodhën shtetin në gjyq”/ Rama: Humbëm sot 500 mijë euro në Apel

“Shoferët hodhën shtetin në gjyq”/ Rama: Humbëm

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot deputetët socialistë të listës së 11 majit në Pallatin e Brigadave në Tiranë për fjalimin e fitores në zgjedhje.

Rama u ndal edhe tek drejtësia, ku sipas tij PS dhe mazhoranca nuk korrigjojnë dot gafat e drejtësisë.

Më tej kryeministri solli rastin e një gjyqi në Apel ditën e sotme ku shteti shqiptar ka humbur 500 mijën euro për një aksident që ka ndodhur 8 vite më parë, por që nuk ka patur viktima.

Rama shtoi se nga ana tjetër janë të panumërt shqiptarët që presin drejtësi në Apel prej vitesh.

Rama: Nuk japim drejtësi për shumë shqiptarë. Nuk korrigjojmë dot gafat e drejtësisë. Sot kemi humbur një gjyq në Apel, ku i kërkohet shtetit të paguaj 500 mijë euro për një përplasje me makinë përpara 8 vjetësh në një rrugë ku s’ka pasur as të vdekur dhe të plagosur dhe ku shoferi me bashkë shoferen kanë pasur vizionin që të hedhin shtetin në gjyq si rezultat i përplasjes me makinë dhe rrezikut për jetën. Janë të panumërt shqiptarët që presin Apelin për vite të tëra.

Janë flagrante rastet u presim apelin e apelit me vite. Ky vendim u mor me shpejtësi të rrufeshme. Shteti u godit me 500 mijë euro. As për shtetin nuk i korrigjojmë dot gafat dhe poshtërsitë në sallat e gjyqeve. Por ama ne kemi në dorë dy gjëra për fatin e drejtësisë për Shqipërinë 2030. Të udhëheqim me forcën e shembullit,. Të jemi mburojë e pathyeshme për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë duke filluar nga SPAK, që do e mbështesim pa asnjë ekuivok.