TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në rrugën e re Elbasan-Librazhd, një nga kantieret më të rëndësishme të Korridorit 8, puna po avancon ndjeshëm në asfaltim, ndërtimin e urave dhe realizimin e veprave të tjera inxhinierike.
Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje nga kantieri i punës, teksa e cilësoi atë një segment strategjik të Korridorit 8.
“Segmenti strategjik Elbasan–Librazhd, pjesë e Korridorit 8, është një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore në Shqipëri, ku puna po avancon ndjeshëm në asfaltim, ura dhe veprat inxhinierike”, deklaroi Rama.
Rruga e re Elbasan-Librazhd përfshin dy tunele me gjatësi 1,1 km, të cilët do të lidhin Elbasanin me Librazhdin.
Investimi është në fazën e pestë të realizimit dhe pritet të përfundojë në fund të këtij viti. Pjesë e këtij projekti janë edhe dy ura që do të lidhen direkt me tunelet.
Rruga e re Elbasan-Librazhd do të shndërrohet në një arterie të rëndësishme për qarkullimin dhe do të çlirojë potencialin ekonomik dhe turistik të këtyre zonave.