TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Belind Këlliçi, deputeti i Partisë Demokratike, shpjegoi në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se çfarë ndodhi në zyrat e FRPD.
Ai e akuzon Lulzim Bashën, se ka bastisur zyrat e këtij forumi, ka vjedhur vulën dhe të dhëna personale.
Belind Këlliçi: Te xhepi i djathtë mban vulën e PD dhe te xhepi i majtë, mban vulën e FRPD. Pas përfundimit të mbledhjes në ambientet e PD, shkuam në zyrat e formunit. Shoh që bravat ishin të ndërruara. I kemi hapur me forcë, kam parë në zyrën time që ishin vjedhur të gjithë gjërat, laptopi personal, USB, protokollin e FRPD dhe vulën. Kjo është sjellja e Lulzim Bashës.
Arjan Curri: Nuk e merrnit me vete vulën?
Belind Këlliçi: Unë nuk fle me vulën si kryetari. Kam telefonuar policinë, nuk kanë ardhur, por shkuam vetë në komisariat dhe bëmë kallzimin. Kemi kërkuar policinë shkencore. Kam kërkuar të bëhen verifikimet, se kush kanë qenë personat e armatosur.
Ylli Rakipi: Basha tha le ti thotë sekretet Belindi. Cfarë përgjigje keni ju?
Belind Këlliçi: Këto janë çështje të brendshme. Edhe në qarqet gazetareske, qarkullon kjo ide, që nëse ka një njeri që nuk mund të flaës për oligarkët është Lulzim Basha, për shkak të interesave të ngushta… Mund t’i shihni online të gjitha. Ky individ po diskretiton figurën e tij politike, nuk ja kanë për borxh demokratët. E vetmja gjë që kërkohet është zbatimi i vullnetit të shumicës.