TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një sherr ka ndodhur në Komisionin Parlamentar të Edukimit mes deputetes së PD Ina Zhupa dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti.
Në këtë mbledhje po diskutohej projektligji “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit".
Sipas Ina Zhupes, Marrëveshja për dhënien e Butrintit me koncesion 10 vjeçar është sekret. Sipas saj Butrinti nuk duhet të trajtohet si mall, por është pasuri Kombëtare.
DEBATI
Ina Zhupa: Harroje ti nuk vazhdon, zonja ministre ti nuk vazhdon. Çohuni ju lutem kolegë. Ne jemi komision përgjegjës. Zoti Petro po shkel rregulloren. Zonja ministre, nuk kalohet kështu. Zoti Petro po shkel rregulloren
Petro Koci: Nuk je ti komandantja
Ina Zhupa: Të lutem, do të japë ajo si mall Butrintin, siç dha Teatrin. Nuk vazhdon ti.
Elva Margariti: Të pëlqen apo nuk të pëlqen do ta dëgjosh deri në fund.
Ina Zhupa: Nuk të vjen zor, je njëri që ke dhënë teatrin tani kërkon të japësh Butrintin. Kjo është marrëveshja jote e turpit. Të të vijë zor nga vetja. Turp turp turp. Edhe ju të gjithëve t’ju vije turp.
Njerëz të papërgjegjshëm. Unë zonjë nuk ju lë këtu të bëni bla bla bla. Të të vijë zor. Pse është marrëveshja sekrete? Të të vijë zor. Njerëz të papërgjegjshëm.