TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:50 në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura e Gjolës.
Dy makina janë përplasur, e për pasojë janë lënduar katër persona, dy shoferët e automjeteve dhe pasagjerët B. K., dhe K. L., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:50, në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura e Gjolës, një automjet me drejtues shtetasin B. L., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. Ll. Si pasojë e përplasjes janë lënduar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeret B. K., dhe K. L., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.