TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka njoftuar shtyrjen e Konferencës së Kryetarëve për zgjedhjen e Presidentit të ri në datën 6 maj.
Në një komunikim me gazetarët, Balla propozoi datën 10 maj për mbajtjen e raundit të parë për zgjedhjen e Presidentit.
Balla tha se ky vendim do të krijojë mundësinë që të gjitha grupet parlamentare të marrin kohën e nevojshme për të reflektuar, ndërsa shtoi se është me rëndësi që figura e re e presidentit të jetë një figurë që të personifikojë unitetin e popullit.
“Jo më vonë se 7 ditë nga data 4 maj, që unë do të propozoja që të ishte 10 maji raundi i parë për votimin e presidentit.
Kjo shtyrje me 5-6 ditë i shërben të gjitha grupeve parlamentare për të qartësuar brenda vetes procesin e këtyre bisedimeve.
Gjatë zhvillimit të tre raundeve mirë do të ishte që të kishim grupet parlamentare që të merrnin
Është hera e parë që një mazhorancë hyn në bisedime me dakordësinë për të pasur një president që të personifikojë unitetin e popullit. Kështu që unë besoj që koha në dispozicion deri javës tjetër të jetë një kohë për të gjitha grupet parlamentare për të qartësuar mënyrën e negocimit, qoftë për kalendarin apo qoftë për profilin e Presidentit.
Ne kemi filluar një takim konsultativ me grupin parlamentar. Po vazhdon mbërritja e propozimeve nga publiku.
Me qëllim që ftesa ime është që në takimin me shoqërinë civile të jemi bashkë me tre kryetaret e grupeve parlamentare, Aliebaj, Dodaj dhe Mediu
Unë besoj që afatet këtu i ka vendosur kushtetuta. Kushtetuta ka përcaktuar 24 majin si një datë kur procesi të ketë filluar.
Do të thoja që edhe nga eksperiencat e së shkuarës, mendoj se zhvillimi i raundit të parë rreth datës 10 maj është besoj i kënaqeshim nga të gjitha palët”, tha Balla.