AKTUALITET, 26 Prill 2022, 12:56

PS do të mbledhë kryesinë, zbulohet hapi i radhës i socialistëve për zgjedhjen e Presidentit

PS do të mbledhë kryesinë, zbulohet hapi i radhës i

Ditën e nesërme në orën 18:00 Partia Socialiste do të mbledhë Kryesinë, ku do të diskutohen hapat e mëtejshëm për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Po ashtu behet e ditur se ne mbledhje do të vendoset dhe data e mbajtjes së Asamblesë Kombëtare.

Kujtojmë që ditën e sotme, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla njoftoi shtyrjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Ai tha se Konferenca e Kryetarëve e parashikuar për në 29 prill do të mbahet në 4 maj, ndërsa raundi i parë për votimin e Presidentit të zhvillohet në 10 maj.