AKTUALITET, 26 Prill 2022, 11:33

A është futur në Shqipëri hepatiti misterioz që po prek fëmijët? Ja si përgjigjet Silva Bino

A është futur në Shqipëri hepatiti misterioz që po prek

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino deklaroi këtë të martë se nuk ka asnjë të dhënë që hepatiti misterioz, i cili po prek fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar të jetë futur në Shqipëri.

Bino theksoi se situata në terren po monitorohet dhe ISHP ka ngritur alertin për këtë virus të ri i cili dyshohet se prek kryesisht mëlçinë te fëmijët dhe ka shënuar rastet e para në vende si Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

“Për sa i përket këtij hepatiti ne e kemi marrë njoftimin ka rreth tre javë nga OBSH dhe ky njoftim është komunikuar me të gjitha strukturat. Nuk kemi të dhëna në vendin tonë, rastet më të mëdha janë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA aty dhe ku doli për herë të parë virusi.

Është një situatë që po monitorohet në botë dhe ne kemi ngritur alertin për këtë gjë. Deri tani nuk vërejmë asnjë rritje për momentin”, tha Bino.

SIMPTOMAT

Për sa i përket shenjave që i referohen janë shenja të çrregullimit të tratktit tretës si të vjella dhe diarre dhe më pas mund të shoqërohet me zverdhje rënie të imunitetit.