TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjysma e popullsisë së Shqipërisë është vaksinuar me vaksinat anti-covid. Lajmin e ka bërë të ditur, Silva Bino shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së.
Sipas Binos në Shqipëri kanë ardhur 3 milionë doza vaksina, nga të cilat 87% e tyre janë përdorur.
“Në Shqipëri kanë ardhur mbi 3 milionë doza vaksina dhe 87% e tyre janë përdorur. Pra Shqipëria ka një nivel të lartë të vaksinave ndaj Covid. Vaksina më e përdorur është pfizer, e ndjekur nga coronavax dhe pastaj astrazeneca.
Kemi 50 % të mbulesës me një dozë, për të gjithë popullatën 12 vjeç e lart dhe mbi 50% me dy doza për të gjithë popullatën mbi 16 vjeç e lart. Gjysma e popullatës është vaksinuar me vaksinën kundër Covid.”, tha Bino.
Bino tregoi edhe qytetet me mbulesën më të lartë dhe më të ulët vaksinale.
“Sa i takon rajoneve me mbulesë të lartë vaksinale, është Mirdita, Tirana, Belshi, Himara, Saranda, Gjirokastra. Këto janë bashkitë me 70% të vaksinimit.
Bashkitë me nivel të ulët: Laçi Malësi i Madhe, Klosi, Elbasani Shkodra. Pra këto janë bashki që kanë nivel më të ulët vaksinimi”.