TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vetëm pak orë ka zgjatur arratia e Augert Zerës, 35-vjeçari i cili dyshohet se plagosi me armë zjarri komshiun e tij, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.
Policia njofton se ka gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit të përdorur nga i riu.
Njoftimi i policisë:
Vihet në pranga autori i plagosjes Augert Zera 35 vjeç. Sekuestrohet dhe arma e zjarrit.
Konflikti mes tyre ka nisur pasi 43-vjeçari Altin Sulku po punonte në shtëpinë e tij.
Fqinji i tij, Augert Zera dyshohet se i ka shkuar në shtëpi duke i kërkuar të mos bëjë zhurmë. Pasi konfliktit verbal, 35-vjeçari dyshohet se mori armën dhe ka qëlluar në drejtim të Sulkut.