AKTUALITET, 15 Maj 2023, 13:19

Çuçi për rezultatet në qarkun e Beratit: 5 me 0 për PS, kemi avantazh përballë kundërshtarëve

Çuçi për rezultatet në qarkun e Beratit: 5 me 0 për

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe drejtuesi drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Beratit tha se fitorja e PS është e sigurt për zgjedhjet e 2023.

Çuçi për mediat tha se fitorja përballë opozitës në qarkun e Beratit është 5 me 0, dhe pasi është në avantazh.

“Qarku është 5 me 0. Dimali ka vetëm 3 kuti tani dhe ato janë në avantazhin tonë me kundërshtarët. Berati ka akoma për të numëruar, po presim se patëm një ndërprerje sepse kërkuan ndërprerje numëruesit e opozitës.

Por është e fituar pasi gjithë pritshmëritë tregojnë se arrijmë 64% në Berat, Skrapari ishte fitore spektakolare”, tha ai.