AKTUALITET, 7 Prill 2023, 21:14

"Të çan hundët era e ziftit elektoral"/ Denoncimet për investimet për vota, që do t'i marrë shiu i parë (FOTO+VIDEO)

"Të çan hundët era e ziftit elektoral"/ Denoncimet


Rrugicë në "Ali Demi" në Tiranë

Qeveria shqiptare po harxhon fonde të konsiderueshme për të bërë shtrime rrugësh para zgjedhjeve të 14 majit. Në të gjitha qytetet po shtrohet asfalti elektoral, siç quhen ndërhyrjet e paplanifikuara në buxhetin qendror dhe atë vendor për të blerë mbështetjen e votuesve.

Postimet e mëposhtme tregojnë investimet e ditëve të fundit, nga Tirana dhe bashki të tjera, që bëhen me paratë e taksapaguesve, por që do t'i marrë shiu i parë.