AKTUALITET, 7 Prill 2023, 20:24

Sapo zbriti nga avioni në Torino, policia i zë ‘pritë’ shqiptarit të akuzuar për trafik droge dhe i vë prangat

Sapo zbriti nga avioni në Torino, policia i zë

Policia italiane në Torino ka vënë në pranga një shqiptar të akuzuar dhe dënuar për trafik droge.

Shtetasi shqiptar ka zbritur në aeroport me një fluturim nga jashtë, por sapo ka shkelur në tokë është kapur nga skuadra e Ferrarës. 

I ndaluar dhe identifikuar me ndihmën e Policisë Kufitare dhe skuadrës lëvizëse të kryeqytetit piemontez, i dënuari u shoqërua në burgun e Torinos ku do t'i duhet të shlyejë dënimin me 11 vite burg, pasi njihet si përgjegjës për krime që lidhen me drogën edhe në provincën e Ferrarës.