TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë detaje mbi takimin që ka pasur këtë të premte Yuri Kim me gjyqtarët e Apelit të GJKKO-së.
Sipas ambasadës, diplomatja ka dhënë mesazhin se gjyqtarët e prokurorët shqiptarë duhet ta bëjnë “punën me ndershmëri, duke zbatuar pa mëdyshje ligjin, me guxim dhe krenari”.
Postimi i ambasadës amerikane në Tiranë:
Ambasadorja Kim u takua sot me gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ajo i falënderoi ata për punën e tyre të madhe dhe tha:
“Nuk mund të theksojmë mjaftueshëm rëndësinë e një gjyqësori të drejtë, të paanshëm dhe të guximshëm, jo vetëm për popullin shqiptar, por edhe për miqtë dhe aleatët e tyre. Shqipëria po ecën përpara, jo pa vështirësi, por megjithatë po ecën. Rruga përpara, është e vetmja rrugë për të moshuarit shqiptarë, të cilët nuk hoqën kurrë dorë nga shpresa dhe për djemtë dhe vajzat e reja, të cilët kanë aq shumë nevojë për të. E nxis çdo gjyqtar dhe prokuror të këtij vendi që ta bëjë punën e tij me ndershmëri, duke zbatuar pa mëdyshje ligjin, me guxim dhe krenari. Ne do të qëndrojmë krah jush, do të vazhdojmë të luftojmë bashkë me ju”.