TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se mbështet të gjitha protestat e organizuara kundër qeverisë, madje edhe protestën e thirrur sot për vdekjen misterioze të të riut pas arrestimit nga policia.
Sipas tij, protesta duhet mbështetur akoma më shumë kur bëhet fjalë për vrasës të përsëritur, siç tha Meta, si policia e Edi Ramës.
“Protesta është e domosdoshme, ne mbështesim çdo protestë në Shqipëri aq më tepër një protestë të tillë ku vrasës i përsëritur është policia e Edi Ramës. Ne e mbështesim plotësisht këtë protestë”, u shpreh Meta.
Ndërkohë i pyetur nga gazetari i Panorama, Margilen Kume për një marrëveshje me Sali Berishën për zgjedhjet lokale të pranverës së vitit të ardhshëm, Meta u shpreh se marrëveshja është e përfunduar, pasi PL nuk do të sfidojë PD. Ai deklaroi se do të mbështesë të gjithë kandidatët e propozuar nga Sali Berisha.
“Për mua marrëveshja është e përfunduar, që do të thotë se ne do të mbështesim çdo kandidat që do të konfirmojë PD. Për mënyrën si do të përzgjidhet kandidati përgjegjësia i takon PD dhe zotit Berisha.
Për ne e rëndësishme është fitorja kundër bandës së rilindjes në zgjedhjet vendore. Ne si forcë politike e kemi të qartë do të synojmë maksimumin në të gjitha këshillat bashkiake, sa i takon kandidatëve nuk të ketë asnjë kandidat nga Partia e Lirisë që sfidon kandidat e PD”, tha Meta.