AKTUALITET, 21 Tetor 2022, 12:15

Hyrje premtuese e "Sciant AD" në tregun shqiptar të teknologjisë

Hyrje premtuese e "Sciant AD" në tregun shqiptar të

Kompania ReSolutions e themeluar në Prill 2021, bazuar në Tiranë, është një ndër kompanitë më inovative shqiptare në fushën e zhvillimit software. Megjithëse kompania është dinamike dhe me rritje të shpejtë, ofron stabilitet dhe mundësi për të qenë pjesë e projekteve sfiduese duke eksperimentuar në disa teknologji. ReSolutions mundëson përvojën më të mirë për të zhvilluar potencialin e ekipit të saj.

Më datë 18.10.2022, Sciant AD, filial i Sirma Group Holding AD, një kompani ndërkombëtare që operon në industrinë e teknologjisë së informacionit, u bashkua me partnerin e saj, shoqërinë ReSolutions Shpk, të regjistruar në Shqipëri. Transaksioni pritet të pasqyrohet në regjistrin tregtar shqiptar.

Kjo shkrirje erdhi pas bashkëpunimit dhe si rezultat i një partneriteti fillestar strategjik midis Sciant dhe ReSolutions, i cili filloi në Korrik 2021. Bordi Drejtues i të dyja kompanive - Sirma Group Holding AD dhe Sciant AD, vlerësoi sinergjinë e mundshme midis ekspertëve nga Sciant AD dhe ReSolution në Shqipëri, duke i dhënë dritën e gjelbër marrëveshjes në fjalë.

Kompania Sciant është e specializuar në zhvillimin dhe zbatimin e zgjidhjeve IT të bizneseve dhe tashmë u finalizua bashkimi 100% me kompaninë shqiptare ReSolutions. Transaksioni është pjesë e strategjisë afatgjatë të zhvillimit të kompanive.

Për një vit, ne punësuam 30 inxhinierë softuerësh. Së bashku me kolegët e tyre ndërkombëtarë, ata po punojnë me disa projekte në tri shtyllat kryesore: transport dhe logjistikë, hoteleri dhe turizëm, fintech dhe sisteme bankare. Këto industri janë fushat tona të ekspertizës në të cilat është fokusuar Sciant. Hapja e një zyre të re dhe ndërtimi i një  ekipi të suksesshëm ishin ndër prioritetet tona për vitin e kaluar. Jemi jashtëzakonisht të emocionuar që, tani, jemi zyrtarisht pjesë e një kompanie që ofron zgjidhje cilësore IT dhe kulturë të mahnitshme të saj”, thotë Mario Kënga, menaxher drejtues i ReSolutions, Shqipëri.

Për më shumë se 12 muaj, kemi punuar me ReSolutions, duke u ofruar klientëve tanë zgjidhje të suksesshme dhe funksionale për bizneset e tyre. Së bashku, jemi më të fortë dhe në gjendje t’u shtojmë edhe më shumë vlerë ofertave tona për klientët dhe partnerët”, shprehet Angel Mitev, CEO i Sciant.

Prioriteti ynë ka qenë gjithmonë krijimi i zgjidhjeve teknologjike më të përparuara. Bashkimi me ReSolutions dhe pozicioni ynë udhëheqës në industritë ku operojmë, do të na lejojnë të përshpejtojmë rritjen e kompanisë", shton Evlogi Georgiev, CEO i Sciant.

Hyrje premtuese e "Sciant AD" në tregun shqiptar të

Rreth kompanisë Sciant

E themeluar në vitin 2016, Sciant zhvillon zgjidhje IT për biznesin. Kompania punon me sipërmarrje të mëdha dhe startup me rritje të shpejtë në mbarë botën. Klientët e saj përfshijnë DHL, Shift4, Avalara, Oracle, Ligentia, Sonder, Oaky, Pace Revenue dhe shumë të tjerë.

Kompania u shfaq në renditjen prestigjioze të Financial Times të 1000 kompanive me rritjen më të shpejtë në dy vite radhazi - 2021 dhe 2022. Sciant ka zyra në Sofje dhe Plovdiv. Që nga nëntori 2021, ajo është pjesë e Sirma Group Holding.