AKTUALITET, 21 Tetor 2022, 12:46

Berisha tregon detaje nga skenari i protestave: Do i japim Ramës mësimet e duhura

Berisha tregon detaje nga skenari i protestave: Do i japim Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi se së shpejti do të bëjë publike datat e protestave.

Sa i përket skenarit të protestave, ai u shpreh se do të përdoren të gjitha format e mosbindjes civile, duke shtuar se “do i japë mësimet e duhura regjimit monopartiak të Ramës”.

“Skenari i opozitës nuk përjashton asgjë nga mosbindja civile, të gjitha format e mosbindjes civile mund dhe do të jenë të pranishme. Se cila do të jetë kronologjia e tyre kjo mbetet për tu parë, për tu studiuar.

Do të nisë një protestë që kërkojmë ti japim mësimet e duhura regjimit monopartiak të Edi Ramës”, tha Berisha.

Pyetjes “A po cenon besimin e shqiptarëve duke rikthyer në PD grupin e Bashës?”, ai iu përgjigj: “PD ka një statut, të gjithë deputetët e saj janë anëtarë të PD.

Nuk po bëhet asgjë tjetër përveçse po përpiqet tu jepet një mundësi reale, e sinqertë për rivendosjen e një bashkimi dhe bashkëpunimi kundër Ramës. Në politikë s’ka qëndrime personal, ne gjykojmë se ky është interesi politik i PD dhe demokratëve.”