TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kanë dështuar përpjekjet e Komisionit të Reformës Territoriale për të dalë me një raport të përbashkët mes mazhorancës dhe opozitës për një ndarje të re të vendit. Bashkëkryetarja socialiste, Anila Denaj, tregoi se në draft-raportin e PS rekomandohen vetëm disa ndryshime sa i përket funksioneve të pushtetit lokal, pa prekur hartën aktuale me 61 bashki.
“Reforma e vitit 2014 ka përmbushur objektivat në pjesën më të madhe, por kanë nevojë për përmirësime në shërbime dhe përfaqësim të zonave rurale. Prandaj kërkojmë konsolidim të 61 bashkive aktuale”, tha Denaj.
27 tetori është afati përfundimtar kur mbyllet puna e komisionit të territoriales, nëse palët nuk do ta shtyjnë atë përsëri. Qëndrimet vijojnë të mbeten të njëjta, por java në vijim pritet të shfrytëzohet për negociata, me shpresën e gjetjes së një dakordësie, para se kalohet në seancë plenare.