TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në konferencën e përjavshme me gazetarët dhe fillimisht është ndalur tek bojkoti i pedagogëve dhe kërkesa e tyre për rritje të pagës.
Meta siguroi se pedagogët kanë mbështetjen e Partisë së Lirisë, teksa përsëriti se pagat e tyre duhet të jenë të paktën sa të kolegëve në Kosovë.
“Prioritet i Partisë së Lirisë nesër do të jetë arsimi. Nuk investim më të rëndësishëm për vendin dhe kombin tonë sesa arsimi.
Janë të gjitha mundësitë të plotësohen kërkesat e pedagogëve që brenda dy viteve të kenë pagat që kanë kolegët e tyre në Kosovë”, tha Meta.