TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ishte i pranishëm në seancën plenare të së enjtes në debatin për energjinë elektrike apo për projektligje të rëndësishme si ai për sigurinë kibernetike.
Lidhur me miratimin e ligjit për hapjen e dosjeve dje ne Kuvend, Vasili tha se “grupimi i grabitësve me pagesë përmes pazareve merren me nisma zero që kanë të bëjnë me poshtërsira politike”.
Deklarata e Petrit Vasilit:
Parlamenti po përjeton ditët e tij më të zeza për shkak të batakçinjve e delenxhinjve që e kanë kapur për dyti e shndërruar në instrument të hajdutërive.
Dje, nuk u paraqit e nuk tha gjysmë fjale në debatin për energjinë për të cilat llomotit rrugëve të Shqipërisë si njeri i çekuilibruar.
Nuk erdhi të diskutonte për çështjet për sigurinë kibernetike ku dihet që kjo siguri po përjeton ditët e saj më të zeza.
Po ky Parlament bllokon në mënyrë mafioze nisma si ajo e çmimit të naftës, nga PL 8 muaj më parë se urdhri mafioz i oligarkëve e qeverisë është të grabisim qytetarët të mbushim arkën e shtetit që duhet të paguajë inceneratorë, koncesione, tendera sekretë.
Duan t’i mbajnë peng qytetarët që protestojnë në procese të paligjshme.
Grupimi i grabitësve me pagesë përmes pazareve merren me nisma zero që kanë të bëjnë me poshtërsia politike
Iluzioni se ne do bëjmë hap prapa është i kotë, aty do na kenë përballë sy më sy e dhëmbë për dhëmbë, mos kenë iluzion se do kenë një ditë të vetme të qetë.
Kjo është një shumicë që punon 24 orë kundra jush qytetarë. Orët e tyre janë të numëruara se ata janë përballë jush e ju e keni të qarte si ju vjedhin, grabisin e majmin xhepat e tyre.