AKTUALITET, 16 Qershor 2023, 10:55

“Sytë, gojën dhe veshët e mbyllur”, karikatura e ministres së Albin Kurtit për KFOR-in

“Sytë, gojën dhe veshët e mbyllur”, karikatura e

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka shpërndarë një karikaturë, e cila e kritikon KFOR-in për reagimin e saj kundrejt kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga Serbia.

Ajo nuk ka shkruar asnjë shkronjë si komentim, por vetëm ka shpërndarë në ‘story’ këtë karikaturë.

“Sytë, gojën dhe veshët e mbyllur”, karikatura e

Ky reagim vjen një ditë pasi misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka thënë më 15 qershor se nuk ka qenë në zonën ku ka ndodhur arrestimi i tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga forcat serbe një ditë më parë.

“KFOR-i e ka dërguar një ekip në zonë dhe është në kontakt me përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë, dhe me autoritetet e Serbisë”.

Përmes një komunikate për media, KFOR-i ka thënë se është në kontakt të ngushtë edhe më misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX.

“Ne u bëjmë thirrje palëve që t’i ulin menjëherë tensionet dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme, të cilat mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejmë”.

Kosova e konsideron arrestimin e tre zyrtarëve policorë si kidnapim nga autoritetet e Serbisë në territorin e Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë janë arrestuar në Tresave/Bare që gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.

Beogradi, në anën tjetër, deklaron se nuk bëhet fjalë për kidnapim, por për arrestim të policëve në territorin serb.