AKTUALITET, 16 Qershor 2023, 09:42

Mbërrin në Shqipëri Viktor Orban. Pritet me ceremoni shtetërore nga Edi Rama

Mbërrin në Shqipëri Viktor Orban. Pritet me ceremoni

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka mbërritur në Shqipëri. Ai është pritur me ceremoni shtetërore në Kryeministri nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Dy kryeministrat do të nënshkruajnë marrëveshjen dypalëshe në Kryeministri dhe në orën 10:40 do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.