AKTUALITET, 3 Nëntor 2023, 15:05

Qëlloi me armë zjarri drejt banesës së një 34-vjeçari në Manzë, policia identifikon autorin

Qëlloi me armë zjarri drejt banesës së një

Policia ka identifikuar autorin i cili qëlloi me armë në afërsi të banesës së një 34-vjeçari në Manzë të Durrësit.

Policia bën me dije se rreth orës 20:30, të mbrëmjes së djeshme, sapo janë njoftuar se në drejtim të banesës së shtetasit V. B., 34 vjeç, në fshatin Kullë, ishte qëlluar me armë zjarri, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë kanë shkuar në vendngjarje, për të kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i këtyre veprimeve u identifikua shtetasi H. H., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili u shpall në kërkim. Po punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.