AKTUALITET, 25 Prill 2022, 22:28

Spiropali: Kim, ambasadore e shkëlqyer, ka mbrojtur interesat e Shqipërisë! Peticioni, qesharak

Spiropali: Kim, ambasadore e shkëlqyer, ka mbrojtur interesat e
Yuri Kim dhe Elisa Spiropali

Elisa Spiropali thotë që Yuri Kim është një "ambasadore e shkëlqyer" që ka mbrojtur interesat e SHBA-ve dhe të Shqipërisë bashkë. 

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Spiropali tha se peticioni i sotëm kundër saj, është "qesharak". 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Takoheni shpesh me Yuri Kim. Duket edhe si miqësi personale? 

Elisa Spiropali: Ambasadore e shkëlqyer e SHBA-ve, që përfaqëson interesat e vendit të saj, por edhe interesat e Shqipërisë, që nuk i shohim të ndara nga ato të SHBA-ve. Sa herë shqiptarët kanë qenë të lirë, liria e tyre i ka çuar drejt SHBA-ve.

Ylli Rakipi: Është ambasadorja më e sulmuar në historinë 30 vjeçare.

Elisa Spiropali: Sepse aktet e saj dhe të shtetit të saj kanë qenë shumë të forta. Kanë përcaktuar një ish kryeministër. Është vendim shumë i rëndësishëm.

***

Elisa Spiropali: Peticioni nuk është ngjarje, por pasojë qesharake e një lufte të kotë. Është dëshpëruese se sa e kotë është kjo. Sa e trishtueshme është në dëshpërimin e vet. Nuk mund të luftosh me mullinjtë e erës dhe për interesat e një njeriu ta bësh politikën e një vendi kaq qesharake. Këto janë ato fletrrufetë që niseshin nga Çerma...