AKTUALITET, 28 Korrik 2025, 15:02

SPAK mbyll hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi, nis komunikimin e akuzave ndaj të pandehurve

SPAK mbyll hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi, nis komunikimin e akuzave

SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi dhe ka nisur komunikimin e akuzave. Mësohet se deputetja e PL, Monika Kryemadhi do të paraqitet para prokurorëve të posaçëm ditën e mërkurë.

Ende nuk dihet se kur do t’i komunikohen akuzat presidentit të PL, Ilir Meta. Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit pritet të paraqitet sot në ambientet e SPAK.

Ndërsa Ema Çoku është paraqitur aktualisht në Prokurorinë e Posaçme dhe po njihet me akuzat e hetuesve.