AKTUALITET, 28 Korrik 2025, 12:56

U hodh në det e nuk u kthye më, zhduket 57 -vjeçari portugez në Sarandë

U hodh në det e nuk u kthye më, zhduket 57 -vjeçari portugez

Ende asnjë shenjë jete për 57 vjeçarin portugez, që humbi  lidhjet me miqtë pasditen e të dielës pasi u hodh në det.

Një skaf i Policisë Kufitare të Sarandës ka dalë mëngjesin e sotëm në kërkim  të shtetasit portugez  Antonio Manuel Antunes Gonçalves 57 vjeç i cili ka humbur kontaktet me miqtë e tij prej pasdites të së dielës në orën 18:00. Kërkimet për 57-vjeçarin portugez bëhen edhe nga toka nga efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë.

57-vjeçari portugez Antonio Manuel Antunes Gonçalves, i ndodhur në Sarandë me miq për turizëm pasditen e të dielës ishin në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, për drekë. Në një moment është ngritur dhe është futur me not në det. Që nga ai moment nuk është parë më.

Kërkimet për gjetjen e tij vijojnë në det dhe në zonën përreth bregut.

Ndërkohë grupi hetimor i ngritur nga Komisariati i Policisë Sarandë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.