TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se për funksionimin e kanaleve të reja të investimeve në fushën e ndërtimit, është e domosdoshme të garantohet besueshmëria e projekteve dhe përfshirja serioze e komunitetit të ndërtuesve dhe investitorëve në Shqipëri.
Rama theksoi se projektet e zhvilluara në bashkëpunim me arkitektë të huaj kanë filluar të tërheqin interes të shtuar jo vetëm në aspektin kulturor dhe estetik, por gjithnjë e më shumë edhe nga vetë investitorët.
Ai kritikoi faktin që në shumë raste, projektet e miratuara devijojnë nga forma fillestare dhe përfundojnë në drejtim të panjohur, duke u larguar nga standardet dhe qëllimet arkitektonike.
“Kemi parë sesi ka ndodhur që apartamente të blerë në grope rishiten nga ata që i kanë blerë në gropë kur ka mbaruar puna me një çmim shumë të lartë që e fiton ai që ka blerë në gropë jo ai që e ka ndërtuar. Kjo në aspektin e interesit publik ka të bëjë me cilësinë dhe kohën ne të cilën realizohen projektet”, tha Rama në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji “NEST”.
"Duhet të garantohen disa gjera që kërkojnë një kapërcim të rëndësishëm nga komuniteti i investitorëve dhe i ndërtuesve në Shqipëri, që është besueshmëria projektit. Projektet me arkitektet e huaj kanë ngjallur interes, që ka filluar të shtrihet edhe në fushën e investitorëve. Nuk është më vetëm një interesim kulturor, apo interesim thjesht i arkitektëve bashkohore në botë, por është interesim i investitorëve.
Nga njëra janë është besueshmëria e arkitektëve, por edhe besueshmëria e vetë projektit për tu realizuar ashti sic e ka paraparë arkitekti.
Si do të arrijmë që projektet ti realizojmë besnikërisht?! Bëhet gjithë ajo punë për ti flitruar dhe për ti kaluar në procesin e aprovimit, i jepet leja dhe pastaj gjeja shkon në një drejtim të paditur, në një pjesë të madhe të rasteve.
Unë nuk po diskutoj detaje të vogla, por edhe volume që ndryshojnë. Këtu natyrisht që nga një anë është detyra jonë që ta adresojmë këtë problematikë, përmes masave të reja ligjore që patjetër duhet të përfshijnë arkitektin si personin garant që mban përgjegjësi morale dhe ligjore për realizimin e projektit. Nga ana tjetër kjo është edhe çështje vetëdije për të aksesuar këtë treg komplet të ri financiar që mund të bëhet burim i shpejtë të ardhurash në mënyrë që ndërtimi të mos bazohet të parashitja dhe të mos tek kleringu. Janë dy forma që ishin të kuptueshme për një periudhë të caktuara kohe, por nuk janë të kuptueshme sot"- tha Rama.