AKTUALITET, 28 Korrik 2025, 10:36

Ndezi zjarr në varrezat e fshatit Barbullush, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar

Ndezi zjarr në varrezat e fshatit Barbullush, arrestohet në

Policia e Vaut të Dejës ka arrestuar në flagrancë një banor të fshatit Barbullush, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në varrezat e këtij fshati, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje të konsiderueshme me shkurre.

Shtetasi i arrestuar është identifikuar si Lodovik Rrethej. Hetimet e para tregojnë se ai dyshohet se ka ndezur zjarre edhe në ditët e mëparshme në të njëjtin fshat, duke rrezikuar seriozisht mjedisin dhe sigurinë e banorëve. Fatmirësisht, varret nuk janë prekur nga flakët.

Materialet për këtë rast i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shkodrës bën apel të fortë ndaj qytetarëve që të mos ndezin zjarre në asnjë rrethanë, pasi do të përballen me ndëshkimin e ligjit. Strukturat e rendit janë të angazhuara për identifikimin dhe ndëshkimin e çdo autori zjarrvënieje në territorin e qarkut.